Ndërkombëtare

Izolohen 2 manastire në Romë, 59 murgesha të prekura nga koronavirusi

               Publikuar në : 20:53 - 20/03/20 liberale

Koronavirusi ka goditur dy manastire në Romë. Numri i murgeshave të prekura është 59. Manastiri i parë është ai Bijave të San Camillo në Grottaferrata, ndërsa i dyti është ai i Motrave anxhelike të San Paolo. Të dyja manastiret janë izoluar.

“Murgeshat, të cilët kanë rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës në manastir. Nuk ka asnjë zonë të kuqe për qytetin”, tha prefekti i Grottaferrata, Luciano Andreotti.

Në manastrin Bijat e San Camillo në Grottaferrata 40 murgesha kanë rezultuar pozitive ndaj testimit për koronavirus, ndër to njëra është shtruar në spital. Andreotti ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi murgeshat janë duke u mbajtur brenda manastrit të tyre. Sipas disa burimeve, bëhet më dije, se disa murgesha shërbenin dhe në institucione të tjera. Fatmirësisht, mbështetur në direktivat e nxjerra nga qeveria, murgeshat kanë qëndruar brenda në manastir, ndaj mundësia që ato të kenë mund ta përhapin virusin është shumë e ulët.

Një nga murgeshat e manastirit të Figlir di San Camillo tha, “As ne nuk e dimë çfarë të bëjmë, edhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh, jemi duke marrë shumë telefonata dhe kryemurgesha është shumë e zënë duke menaxhuar situatën. Por ne jemi mirë, shpresojmë të japin një njoftim kur situata të bëhet pak më e qartë”. Murgeshat kamiliane punojnë me të sëmurët, por në strukturën në Grottaferrata banojnë vetëm ato.

Në manastirin e kongregacionit të murgeshave axhelike të San Paolo, janë raportuar 19 raste pozitive nga 21 të testuara. Në këtë strukturë janë të përfshira një kopësht, një shkollë fillore dhe gjimnaz. Sipas raportimeve rastet pozitive ndaj koronavirusit janë konstatuar kur mësimi ishte pezulluar.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back