Globi

Izolimi përfundon më 2 dhjetor, Johnson zbulon masat e reja

Shkruar nga Liberale
Izolimi përfundon më 2 dhjetor, Johnson zbulon masat e reja

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson konfirmoi se bllokimi kombëtar në Angli nuk do të zgjatet, por do të përfundojë më 2 dhjetor.

Ndërsa bëri me dije planin e ri dimëror të masave kufizuese, Johnson tha se dyqanet, palestrat dhe parukierët do të rihapen, duke respektuar masat kufizuese, ku përfshihet edhe distanca sociale.

Këto masa vijnë në një kohë kur shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit deklaruan se vaksina e tyre ofron 90 për qind mbrojtje nga virusi.

Po ashtu, sportet me spektatorë do të lejohen, vetëm se me nivele më të ulëta pjesëmarrjeje. Ndërsa pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

Sa i përket vaksinës, Boris theksoi qeveria ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit dhe 350 milionë doza të vaksinën në total.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH