Aktualitet

Izolimi në fundjavë, Vasili: Mos ju bindni, bëjeni faljen e Bajramit

               Publikuar në : 08:53 - 23/05/20 liberale

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili iu bën thirrje qytetarëve të mos i binden urdhërit të kryeministrit Edi Rama për fundjavën.

Vasili shkruan në “Facebook” se Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.

Ndaj thotë ai s’ka dy palë rregulla dhe akti normativ ka zero vlerë. Ai bën thirrje për mosbindje dhe falje të Fier Bajramit që është të dielën.

Postimi i Vasilit:

MOS JU BINDNI, BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!
Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.
S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit.
S’ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën.
Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.
MOS JU BINDNI!!
KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINË!!
KY ESHTE GJYNAH QË S’KA FALJE!!
BESIMTARË MYSLIMANË BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!! /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back