Aktualitet

Iu vuri flakën makinave të fqinjëve, shqiptari dënohet me 3 vite burg në Itali

Shkruar nga Liberale
Iu vuri flakën makinave të fqinjëve, shqiptari dënohet me 3

Drejtësia italiane ka dënuar shqiptarin që dogji makinat e fqinjëve. Alban Ajazi, 36-vjeç, është dënuar me tre vjet e dy muaj burg. Një raport psikiatrik e shpalli atë pjesërisht të paaftë për të kuptuar. Ngjarja në fjalë ndodhi 1 vit më parë.

Në atë kohë, Ajazi ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për një sërë episodesh që ndodhën atë verë: në dritaret e farmacisë Angelini ishin shfaqur shkrime fyese, ishte dëmtuar një makinë, kishte pasur sherr në lokalin 'Infinity' dhe në dyqane.

Shqiptari ishte thirrur të përgjigjej për ato fakte dhe kishte thënë se kishte vepruar në emër të një klani të krimit të organizuar.

Kjo u duk menjëherë si një simptomë e një gjendje jo optimale të shëndetit mendor dhe burri ishte vendosur në arrest shtëpiak.

Por në agimin e 16 shtatorit ai shkoi në Piazza San Martini dhe do t’i vinte zjarrin katër makinave. Ditën e djeshme në gjykatën në Macerata shqiptari u gjykua, në një seancë paraprake. Për të prokurorja kërkoi dënimin me tre vjet e gjysmë burgim

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH