Aktualitet

Iu refuzua viza? Petrit Vasili publikon foton e vizës në pasaportë

Vasili
               Publikuar në : 19:45 - 16/05/19 R Liberale

Gazeta Liberale publikon vizën amerikane të marrë nga Petrit Vasili, menjëherë pas lajmit të publikuar në mediat shqiptare se këtij të fundit i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka mjaftuar një pyetje e shtruar sot gjatë intervistës së dhënë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për Zërin e Amerikës, duke shkaktuar një mori diskutimesh politike në Tiranë.

A ia ka refuzuar Ambasada e SHBA-së vizën amerikane Petrit Vasilit? Ishte pyetja për znj.Kryemadhi, ndërsa mohoi kategorikisht një mundësi të tillë.

“Po ti ishte mohuar viza, zoti Vasili ka qenë vitin e kaluar në vizitë zyrtare në SHBA. Zoti Vasili është një nga njerëzit më pa probleme. Zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë me zotin Lu për Reformën në Drejtësi”.

Por cfarë ka ndodhur realisht?

Petrit Vasili ka mohuar kategorikisht këtë lajm për disa media në vend, ndërsa për të konfirmuar këtë fakt ai na vuri në dispozicion edhe foton e pasaportës së tij e cila është pajisur me vizën amerikane një vit më parë ndërsa ka qenë i ftuar në një aktivitet të Kongresit Amerikan me ftesë të veçantë.

(Visited 4 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *