Aktualitet

Iu refuzua viza amerikane Petrit Vasilit? Ja çfarë thotë Kryemadhi

               Publikuar në : 18:54 - 16/05/19 R Liberale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pranishme në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur nëse mund të konfirmojë se ish-kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA, është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë.

Kryemadhi tha se, sipas saj, Vasili është njeriu më pa probleme, por shtoi se nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e saj e as për bashkëshortin.

Sipas burimeve tona Petrit Vasilit i është refuzuar viza, mund ta konfirmoni?

“Jo nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me Ambasadën Amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu për Reformën në Drejtësi”.

(Visited 3 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *