Aktualitet

Iu merrte lekë bizneseve, arrestohet inspektori i Zjarrfikëses, Fier

Shkruar nga Liberale
Iu merrte lekë bizneseve, arrestohet inspektori i Zjarrfikëses, Fier

Inspektori i Zjarrfikëses në Fier është arrestuar sot nga SHÇBA dhe SPAK, i akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se iu merrte para bizneseve në mënyrë që të mos i gjobiste.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se në pranga ka rënë 53-vjeçari me inicialet K.R., me detyrë Inspektor i parandalimin në Shërbimin e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (MNZSH) pranë Bashkisë Fier. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor të SHÇBA, nën drejtimin e SPAK.

53-vjeçari dyshohet se kërcënonte me gjoba dhe masa të rënda administrative ndaj ndaj disa bizneseve në fushën e tregëtisë me shumicë në Fier, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Atij iu sekuestruan 32,000 lekë, të dyshuara si produkt i ndërveprimeve korruptive, një thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën dhe një shkop bejsbolli. Thikën dhe shkopin e bejsbollit, 53-vjeçari i mbante me vete gjatë ushtrimit të detyrës. Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH