Aktualitet

Iu heqin energjinë/ Anëtarët e FRD “ngujohen” në zyra me qirinj

Shkruar nga Liberale
Iu heqin energjinë/ Anëtarët e FRD “ngujohen” në

Bashkia e Tiranës ka dërguar një shkresë në zyrat e FRD për të liruar ambientet që disponon kjo parti politike.

Në një njoftim për mediat, FRD e quan si provokim të rëndë që bie ndesh me ligjin mbi partitë politike. Anëtarët e kësaj force refuzojnë të largohen nga zyrat, ndërsa kanë lajmëruar se do të qëndrojnë në ambientet e FRD gjithë natën.

Sipas burimeve,  në godinë është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa anëtarët e partisë po qëndrojnë me qiri.

Në një reagim për mediat, bashkia ka sqaruar se FRD, së bashku me disa parti të tjera duhet të lirojnë zyrat shtetërore, pasi nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe nuk kanë marrë në zgjedhjet e fundit 1% të votave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH