Aktualitet

Iu gjetën dy mina me telekomandë, arrestohet një person në Durrës

Shkruar nga Liberale
Iu gjetën dy mina me telekomandë, arrestohet një person në

Një person është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi në makinën e tij iu gjetën mina me telekomandë.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se policia ka ndaluar makinën e tij dhe pas kontrollit të ushtruar, gjeti dhe sekuestroi dy mina me telekomandë.

Në kërkim janë shpallur dhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të arrestuar dhe për çfarë qëllimi kishte minat me telekomandë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH