Një 33-vjeçar është arrestuar në Kamzë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet, Gj.M., të cilit iu sekuestruan armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Liberale