Aktualitet

Iu bllokua frymëmarrja duke u ushqyer, vdes në spital i burgosuri në Lezhë (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Iu bllokua frymëmarrja duke u ushqyer, vdes në spital i burgosuri

Një i burgosur ka ndërruar jetë në Lezhë. Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Burgjeve, e cila njofton se i burgosuri Gëzim Beneshi ka qenë duke u ushqyer kur i është bllokuar frymëmarrja.

Stafi i burgut të Lezhës ka njoftuar ndihmën mjekësore, ku sipas njoftimit të burgosurit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe i janë konstatuar shenja jete.

Më pas ai është dërguar në spital ku ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE është marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekësore ‘Mjekim i detyruar ne një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i është bllokuar frymëmarrja.

Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekësore ‘Mjekim I detyruar ne një institucion mjekësor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2x1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mëngjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekësore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.

Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.

- Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal I Lezhes per ndarjen nga jeta te shtetasit Gezim Beneshi.

- Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH