Aktualitet

Iu bë sot atentat, laçjani ishte në kërkim për vrasjen e një malazezi 

Shkruar nga Liberale
Iu bë sot atentat, laçjani ishte në kërkim për

Vinçens Piroli, 34 vjeç u qëllua me armë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrethana ende te paqarta. Ai është paraqitur në gjëndje të rëndë në spitalin e Lezhës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumes.

Vetë i plagosuri ka deklaruar se është plagosur në Shkodër, por ende nuk dihen detajet.

Mirëpo emri i tij është i lidhur me një vrasje ne 4 korrik të 2021 në Ulqin.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Policia malazze e shpalli në kërkim duke e akuzuar si një nga autoret e vrasjes së shtetasit malazes Momçillo Gjurishic.

Bashkë me të, në kërkim ndërkombëtar ishte shpallur edhe Dorjan Lala.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH