Globi

Italiani vret të fejuarën: Më ngjiti koronavirusin

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri, Antonio De Pace, vrau të fejuarën. Por më shokues ishte rrëfimi i tij, pasi sipas mediave italiane ai prentendon se e ka kryer krimin pasi e fejuara i kishte infektuar me koronavirus.

Sipas Zoom24, fjalët e tij hetuesit nuk i besojnë aspak, ndërsa mbetet për të kuptuar pse një histori dashurie që dukej se bazohej në lumturinë, ka degjeneruar në një mënyrë kaq të përgjakshme.

25-vjeçarja Lorena Quaranta ishte një studenet mjekësie dhe shkonte në spitalin rajonal për të dhënë ndihëm e saj për pacientët e infektuar me covid-19.

Pasi kishte vrarë të fejuarën, i riu gjithashtu infermier, kishte tentuar të vriste edhe veten, por nuk ia kishte dalë, dhe nga frika kishte telefonuar ambulancën për ndihmë.

Para se të vdiste, Lorena Quaranta kishte postuar një mesazh në Facebook, në lidhje me situatën e vështirë që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Tani më shumë se kurrë ju duhet të demonstroni përgjegjësi dhe dashuri për jetën. Keni respekt për veten tuaj, për familjet dhe vendin tuaj.”

Ndërkohë i riu pasi mori mjekimin e parë në spital, do të çohet në paraburgim deri në ditën kur do të përballet me togat e zeza për të marrë dënimin për vrasjen e kryer. Të shumta kanë qenë komentet negative ndaj 28 vjecarit, në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH