Globi

Italianët të sigurt në bunker, por reduktohet numri i gjermanëve

Shkruar nga Liberale
Italianët të sigurt në bunker, por reduktohet numri i

Dhjetra raketa balistike nga Irani goditën bazat e Ayn Al-Asad dhe Erbil në Irak ku ndodhen 1.500 trupa amerikane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS.

Përveç amerikanëve që janë shumicë në bazat ushtarake, ka edhe forca italiane, franceze dhe gjermane.

Ndërkohë "Corriere Della Sera" shkruan se Gjermania "do të zvogëlojë stafin" dhe nuk do të tërheqë të gjithë trupat e saj.

Italia aktualisht konfirmon qëndrimin e saj edhe pse ushtarët janë transferuar në një bazë më të sigurt dhe aktualisht janë në bunkerë.

Sakaq, niveli i alarmit është ngritur në të gjitha bazat dhe zyrat diplomatike në Kuvajt të cilat janë në gatishmëri për sulme të mundshme të grupeve të armatosura nga Iraku.

Ambasadat konsiderohen si objektivi kryesor i sulmeve të reja që mund të ndodhin. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH