Aktualitet

Italia vendos veton: Jo ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Shkruar nga Liberale
Italia vendos veton: Jo ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e

Për orë të tërakanë vazhduar diskutimet mes liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje mbi zgjerimin.

Disa draft-propozime janë vendosur në tryezë, të cilat përmbajnë edhe idenë e ndarjes së Tiranës dhe Shkupit në procesin e nisjes së negociatave.

Por gazetari i EurActiv, Gerardo Fortuna raporton se është Italia që i ka vendosur veto idesë së ndarjes së dy shteteve ballkanike.

"Roma nuk do të pranojë asnjë ndarje midis dy shteteve ballkanike si mundësi për zgjidhjen e këtij ngërçi", raporton gazetari Fortuna.

Italianët janë të bindur se Bashkimi Evropian do të japë një sinjal më të fortë nëse bëjnë një lëvizje në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por përveç Francës, janë Holanda dhe Danimarka që po shprehen gjithashtu kundër./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH