Aktualitet

Italia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, Presidenti shpërndan e 2 dhomat e Parlamentit

Shkruar nga Liberale
Italia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, Presidenti shpërndan e 2

Italia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, që me shumë mundësi do të jetë 25 shtatori. Vendimi është marrë nga Presidenti Mattarella pasi shpërndau 2 dhomat e Parlamentit.

"Qeveria ka dhënë dorëheqjen, falënderova Mario Draghin dhe ministrat për angazhimin e tyre gjatë këtyre 18 muajve. Qeveria has kufizime në aktivitetin e saj, por ka mjetet për të vepruar në këto muaj para ardhjes së ekzekutivit të ri. Nuk ka asnjë ndërprerje në këtë moment që po kalojmë, kostot e energjisë kanë pasoja për familjet dhe bizneset, vështirësitë ekonomike duhet të adresohen, ka shumë detyrime për t'u mbyllur në interes të Italisë”, tha Mattarella.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, pasi dëgjoi kryetarët e dy degëve të Parlamentit, në zbatim të nenit 88 të Kushtetutës, nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Senatit të Republikës dhe Dhomës së Deputetëve, i cili u kundërfirmos nga Presidenti i Këshillit të Ministrave. Dekreti i shpërbërjes do t’u dorëzohet Presidentëve të Senatit të Republikës dhe të Dhomës së Deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti.

Kryeministri i Italisë Mario Draghi dha dorëheqjen ditën e sotme te presidenti Matarella, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja dhe duke hapur një kapitull të ri të pasigurisë politike. Duke folur në Parlament, Draghi tha se do të takohej me Presidentin Sergio Mattarella dhe do ta informojë atë për qëllimet e tij pasi dështoi të bashkojë qeverinë e tij të brishtë të koalicionit. Mattarella thuhet se i ka kërkuar atij që të qëndrojë në vendin e përkohshëm me një qeveri të përkohshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH