Globi

Italia rikthehet tek shifrat e qershorit, 574 të infektuar me Covid

Shkruar nga Liberale
Italia rikthehet tek shifrat e qershorit, 574 të infektuar me Covid

Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Këtë të premte autoritetet raportuan për 574 të infektuar të rinj. Të enjten ishin 523.

Duhet të kthehesh në qershor për të gjetur një shifër më të lartë se kjo. Në datën 24 qershor ka patur 577 të prekur brenda një dite. Në total, 252.809 njerëz në Itali janë infektuar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, numri i viktimave në orët e fundit ka rënë: sot janë tre, ndërsa dje ishin gjashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH