Globi

Italia regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga 3 prilli

Shkruar nga Liberale
Italia regjistron numrin më të lartë të viktimave që

Bilanci i sotëm i koronavirusit në Itali sjell bilancin më të rëndë të viktimave që nga 3 prilli.

Atëherë vendi ishte ende në kulmin e fazës kritike dhe shënoi 769 viktima, ndërkohë që sot piku ende nuk është arritur dhe viktimat e shënuar anë 24 orët e fundit janë 731.

Disi në ulje janë shifrat e të infektuarve të rinj, pak më shumë se 32 mijë.

Lombardia kryeson rajonet me më shumë të infektuar, me 8448 raste, praktikisht të dyfishuara nga dita e djeshme dhe në linjë me fillimin e javës, më pas radhiten Veneto dhe Kampanja, me 3124 dhe 3019 raste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH