Globi

Italia regjistron mbi 2 mijë raste me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Italia regjistron mbi 2 mijë raste me Covid-19

Italia ka regjistruar më shumë se 2 mijë raste me koronavirus për herë të parë që nga prilli. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, më 24 orë u konfirmuan 2,548 raste me Covid-19. Po ashtu, kanë humbur jetën 24 persona.

Italia, vendi i parë Evropian që u godit rëndë nga koronavirusi gjatë pranverës, arriti që të vinte në kontroll situatën pas vendosjes së një karantine strikte mes marsit dhe majit.

Megjithatë, vendi ka bilancin më të lartë të viktimave në Evropën kontinentale, me 35,894 fatalitete të konfirmuara

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH