Globi

Italia regjistron 288 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Italia regjistron 288 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Italia shënoi një tjetër ditë me bilanc negativ për sa i përket pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit nga 330.075 tamponë të kryer, 14.320 prej tyre rezultuan pozitivë.

Gjithashtu, 288 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 120 544 që nga nisja e pandemisë.

Ndërsa numri i të infektuarve në shtetin fqinj ka kaluar shifrën e 4 milionëve. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 18.088 persona. Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Itali janë vaksinuar rreth 10% e popullsisë.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 2.306 raste të reja me Covid-19, e ndjekur nga Cmpania me 1.986 të infektuar, më pas Puglia me 1.501, Lazio me 1.124 raste të reja, Piemonte me 1.084, Sicilia me 1.061 dhe Toscana 1.052 të infektuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH