Aktualitet

Italia në këmbë për rrëmbimin e 5-vjeçares, policia e gjen të vdekur pas deklaratës së nënës

Shkruar nga Liberale

Është gjetur trupi i Elena Del Pozzo, vajzës pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje”.

Karabinierët e komandës provinciale të Katanias shkuan në vendin e ngjarjes, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jeton gruaja. Lajmi për zbulimin u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili shpjegoi: “Po marrim deklaratën e saj”.

Historia e rrëmbimit

Ditën e hënë, gruaja në fillim denoncoi rrëmbimin e vogëlushes, duke deklaruar se ia morën tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Pas një nate të gjatë pyetjesh të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja i çoi hetuesit në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

Prokurori Zuccaro tha se deklaratat e nënës ishin kontradiktore dhe ishin vërejtur mospërputhje.

“Historia e nënës ishte e papërputhshme që në fazat e para të hetimit. Rindërtimi i rrëmbimit të 5-vjeçares ishte jo shumë i besueshëm", sqaroi prokurori.

Në fakt, mospërputhjet ishin të dukshme. Nuk kishte asnjë dëshmitar të rrëmbimit përveç nënës. Nuk kishte asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas sulmit. Më vonë ajo shkoi me familjen në kazermë për të paraqitur ankesën).

Këto anomali, ngritën dyshime te karabinierët dhe prokurorët, të cilët ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjente kufomën e vajzës së saj.

Prindërit e vogëlushes janë të dy shumë të rinj (pak më shumë se njëzet vjeç) dhe nuk jetojnë bashkë. Babai, sipas raportimeve nga agjencia Lapresse, ka disa precedent për tregti droge./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH