Globi

Italia mbetet me shifra të larta viktimash nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Italia mbetet me shifra të larta viktimash nga Covid-19

Italia vazhdon betejën me koronavirusin, ndërsa numri i viktimave ende nuk është zeruar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 viktima, duke e cuar numrin e viktimave prej fillimit të pandemisë në 33,774.

Po ashtu, janë regjistruar 518 raste pozitive te reja, ndërsa deri tani janë gjithsej 234,531 të infektuar me Covid-19.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 në Itali janë 36,976. Numri i personave të shëruar deri më sot është 163,781.

Në 24 orë janë regjistruar 1,886 persona të shëruar. Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv.

Numri i personave të shtruar është aktaulisht 5,301 e i atyre që po kurohen në repartet e terapisë intesive është 316.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH