Aktualitet

Italia, masa të reja për shqiptarët, MEPJ jep lajmin e rëndësishëm

Shkruar nga Liberale
Italia, masa të reja për shqiptarët, MEPJ jep lajmin e

Duke filluar nga 1 qershori për të udhëtuar drejt Italisë nuk ju duhet “green pass”. Lajmi është bërë me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ajo njofton se, autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së “green pass”: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

Ministria njofton gjithashtu se, udhëtimet lejohen për çdo lloj arsye.

Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH