Aktualitet

Italia lehtëson masat për shqiptarët/ Sa ditë duhet të karantinohen

               Publikuar në : 10:23 - 30/07/21 liberale

Italia ka vendosur rregullat e reja anti-Covid për lëvizjet në vendet jashtë BE-së dhe zonën Shengen. Italia ka futur mini-karantinën 5 ditore për disa vende, si :Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malin e Zi. Drafti i ri është firmosur nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Vendi ynë është renditur në listën D, bashkë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, SHBA, Ukrainën, Singaporin, Arabinë Suadite, Armeninë, Australinë, Azerbajxhanin, Japoninë, Moldavinë, Katarin, Irlandën e Veriut.

Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga vetëkarantinimi 5 ditor. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Ndërkaq, udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinën.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back