Globi

Italia goditet nga stuhi të forta shiu, rrugët kthehen në lumenj

Shkruar nga Liberale
Italia goditet nga stuhi të forta shiu, rrugët kthehen në lumenj

Italia është goditur nga stuhi të forta shiu ku raportohet se rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH