Aktualitet

Itali/ Tërhiqet zvarrë nga rruga dhe vritet në banesë shqiptarja, nënë e dy fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Itali/ Tërhiqet zvarrë nga rruga dhe vritet në banesë

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ajo u gjet e gjakosur. Vdiq më pas në ambulancë, pa mbërritur në spital.

Sipas mediave italiane shqiptarja quhet Brunilda (Muça) Halla, 37 vjeçe, e cila jetonte dhe punonte prej disa vitesh në Itali, me burrin po ashtu shqiptar, dhe nënë e dy fëmijëve.

Agresori është një 32-vjeçar me origjinë të huaj, i arrestuar nga policia në Pisticci, në provincën e Matera-s. Gruaja kishte pësuar lëndime në kokë, krahë dhe duar dhe dyshohet se është goditur disa herë me celular dhe me një tigan në banesë, para se të qëllohej me thikë.

Policia ka gjetur në shtëpi “gjurmë të dukshme që i atribuohen agresionit që ajo kishte pësuar”. Për më tepër, hetimet çuan në konstatimin se muajt e fundit i dyshuari kishte ushtruar ndaj gruas “abuzim  fizik dhe mendor, që më pas rezultoi në sulmin fatal”. Arrestimi i 32 vjeçarit u vërtetua nga hetuesit.

Gruaja e vrarë është goditur me thikë pas orës 14:00 në Vittoria, në provincën e Raguzës. 37 vjeçarja dyshohet se është sulmuar në rrugë, por ka arritur të tërhiqet zvarrë brenda në shtëpinë e saj, kur edhe është goditur me thikë.

Ajo ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital për shkak të plagëve të rënda. Dinamika dhe motivi mbetet ende për t'u sqaruar. Sipas asaj që ka dalë deri më tani nga hetimet, në atë moment ka qenë në punë bashkëshorti i gruas, i cili është marrë në pyetje nga policia.

Hetuesit po marrin në pyetje edhe personat e parë që i dhanë ndihmë gruas si dhe kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zone, në kërkim të elementëve të dobishëm për zbardhjen e plotë të krimit.  /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH