Aktualitet

Itali/ Shqiptari vret gruan dhe më pas veten

               Publikuar në : 17:33 - 13/08/21 liberale

Një krim i rëndë u regjistrua në Brecia të Italisë. Një 56-vjeçar shqiptar, Shkëlqim Bedeli vrau gruan e tij, Shegushe Paeshti, 55 vjeçe. Pas aktit të rëndë, ai vrau edhe veten.

Referuar mediave italiane, autori ishte i papunë, ndërsa ata ishin prindër të tre fëmijëve. Dyshimet janë që krimi të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.

55-vjeçarja u gjet me shenja dhune në qafë, ndërsa autori kishte varur veten në parmakun e shkallëve. Duke cituar fqinjët, mediat raportojnë se çifti kishte prej kohësh probleme.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back