Globi

Itali/ Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 3 të vdekur

Shkruar nga Liberale
Itali/ Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 3

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur, këtë të hënë, në një fabrikë fishekzjarrësh në Chieti të Italisë.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, raportohet për të paktën 3 persona të vdekur.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën “Esplodenti Sabino di Contrada Termini”, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës morën pjesën në operacionin për vënien në kontroll të flakëve.

Ngjarja shkaktoi edhe bllokim të autostradës dhe të një linje hekurudhore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH