Aktualitet

Itali/ Po shkëmbenin kokainën, arrestohen dy persona, shqiptarit i sekuestrohet makina

Shkruar nga Liberale
Itali/ Po shkëmbenin kokainën, arrestohen dy persona, shqiptarit i

Dy persona janë arrestuar pas një aksioni të kryer nga autoritete italiane, ku janë sekuestruar para dhe drogë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 101 gram kokainë dhe 6 mijë euro, ndërsa në pranga ranë një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar nga zona Chiaravalle, teksa po shkëmbenin lëndën narkotike.

Paratë u gjetën të fshehura në makinën që drejtohej nga një shqiptar. Ndërkohë, që shqiptarit iu sekuestrua automjeti, të dy të arrestuarit u dërguan në burgun Montacuto në Ankona. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH