Globi

Itali/ Mjekët: Rimëkëmbja nga Covid me fizioterapi në ujërat termale

Shkruar nga Liberale
Itali/ Mjekët: Rimëkëmbja nga Covid me fizioterapi në

SPA në ujërat termale në qytetin e Pisas në Itali, është rekomandimi i mjekëve për rimëkëmbjen e pacientëve, të prekur nga koronavirusi, e që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes.

Edhe pse ka shërbyer gjithnjë si qendër rehabilitimi e fizioterapie, sot drejtuesit e saj thonë se ujërat termalë kanë cilësinë unike, që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e pacientëve tashmë të shëruar nga Covidi por që vuajnë pasojat e tij.

“Ideja na erdhi pasi vëzhguam disa pacientë me koronavirus. Vumë re se pjesa më e madhe e pacientëve që erdhën këtu pasi u shëruan, kishin nevojë për trajtim me hidro-terapi. Dhe sot jemi të ndërgjegjshëm për faktin se burimi I ujërave termalë është një element kyç për rimëkëmbjen më të shpejtë të pacientëve, kryesisht për sistemin e frymëmarrjes. Historia ndër dekada ka treguar se ujërat termalë kanë këtë funksion”, thotë Eduardo Falzone, drejtues i qendrës së rehabilitimit.

Ujërat termalë kanë cilësinë unike, që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e pacientëve tashmë të shëruar nga Covidi. Ujërat termalë në këto raste, pastrojnë dhe filtrojnë vetë sistemin e frymëmarrjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH