Globi

Itali, mbi 98 mijë persona të infektuar në 24 orë, regjistrohen 148 viktima nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Itali, mbi 98 mijë persona të infektuar në 24 orë,

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin italian, janë regjistruar 98.020 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 148 qytetarë. Norma e pozitivitetit është 9.5%, ndërsa të shëruarit 21.871.

Në Itali janë 1185 pacientë në terapi intensive, 40 të tjerë në 24 orë në bilancin midis hyrje-daljeve.

Pranimet ditore janë 126. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 10578 ose 489 më shumë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH