Globi

Itali/ Mbi 26 mijë të infektuar me Covid dhe 123 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga Liberale
Itali/ Mbi 26 mijë të infektuar me Covid dhe 123 viktima gjatë 24

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26.109 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 123 qytetarë, duke e çuar këtë numër në total në 135.301.

Në terapi intensive janë shtruar 917 pacientë ndërsa të shëruarit janë 13.704. Norma e pozitivitetit 3.6%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH