Sport

Itali, Luiza Gega merr vendin e parë dhe vendos tjetër rekord kombëtar

Shkruar nga Liberale
Itali, Luiza Gega merr vendin e parë dhe vendos tjetër rekord

Atletja Luiza Gega ka shkëlqyer sërish në Itali.

Në eventin e Biela Milano, kampionia aktuale e Europës në 3 mijë metra me pengesa doli e para.

Ajo e përfundoi e para garën e garën e 1600 metrave në Milano.

Atletja Luiza Gega regjistroi kohën 4 minuta, 41 sekonda e 34 të qindtat, duke vendosur edhe rekord kombëtar edhe në këtë disiplinë.

Gara e Milanos nuk ka qenë e lehtë për kampionen shqiptare, që 100 metra nga fundi ka qenë e renditur e treta, duke ndjekur rivalët nga Kenia dhe Burundi. Finishi ka parë Gegën të parën, që për 100 metra "ka fluturuar" duke lënë pas rivalet.

Pas garës së fituar në eventin "La notte delle stelle" pak ditë më parë po në Itali, Gega merr sërish podiumin, vetëm pak muaj më parë u shpall kampione e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Mynih.

Një vit fantastik për atleten shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH