Globi

Itali/ Koronavirusi 'liron' kapot e mafias, prokurorët: Bombë sociale

Shkruar nga Liberale
Itali/ Koronavirusi 'liron' kapot e mafias, prokurorët:

Koronavirusi ka bërë që shumë të burgosur anekënd botës të mund të lirohen nga burgjet, pasi pandemia përhapet nëpër qeli.

Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë në Itali, drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioneve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak ata që vuajnë nga sëmundje kronike apo të trashëgueshme e që janë mbi 70 vjeç.

Nga ky urdhër i firmosur më datë 21 mars 2020 kanë përfituar edhe 40 bosë të mafies italiane. Një prej tyre është Francesco Bonura, 78 vjec, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano. Po ashtu, ka lënë qelinë edhe Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjitahshtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro etj. Një grup prokurorësh antimafie, mes të cilëve kryeprokurori antimafie De Raho kanë thënë se kthimi i bosëve të mafies në shtëpi, mund të jetë ndër të tjera një bombë sociale e ekonomike.

Familjarët e viktimave nga mafia kanë thënë se duan rishqyrtim të këtij ligji, pasi fyen rëndë ata. “Ky lajm është thellësisht tronditës për ne si familjarë të viktimave, që ende kemi të hapura plagët e shkaktuara nga këta banditë e kriminelë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH