(Foto ilustruese)
Një rrjet criminal i trafikut të drogës është shkatërruar në Itali, ndërsa mësohet se janë arrestuar 32 persona dhe janë sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis.
Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda. Ndërsa arrestimet janë bërë në në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia.
Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg. /Gazeta Liberale