Aktualitet

Itali/ Gruaja shqiptare gjen të pajetë në garazh bashkëshortin (Emri)

Shkruar nga Liberale
Itali/ Gruaja shqiptare gjen të pajetë në garazh

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja brenda garazhit të shtëpisë së tyre në Romë të Italisë.

Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku, ndërsa ngjarja u regjistrua sot rreth orës 03:15.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo që ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh dhe nuk i përgjigjej. Pasi hapën derën me forcë, policia gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë 35-vjeçarin.

Dyshohet se vdekjen e ka shkaktuar një mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën dy shiringa. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH