Globi

Itali/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 1.147 raste me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Itali/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 1.147 raste me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin italian janë shënuar 1.147 raste të reja me virusin, ndërsa nga krahu tjetër, viktimat ishin 35.

Lajmi mirë është se gjatë këtij intervali kohor janë shpallur 7.648 të shëruar, ndërsa ky numër, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 4.031.605 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH