Aktualitet

ISSH: Gjobë një call-centeri, pezullohet pjesërisht një fasoneri

Shkruar nga Liberale
ISSH: Gjobë një call-centeri, pezullohet pjesërisht një

ISSH ka kryer 1605 inspektime për moszbatimin e masave ndaj COVID-19 teksa janë vendosur dy gjoba dhe një pezullim i pjesshëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ëshët gjobitur një call- center dhe një pastiçeri. Ndërkohë pezullimi i pjesshëm ka ardhur për një fasoneri.

ISSH thotë se inspektimet vijojnë në të gjithë qarqet e Shqipërisë teksa apelon që të respektohen masat për COVID-19.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

⭕ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

?Janë vendosur:

?2 masa me gjobë për call-center dhe 1 pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje;

?1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në fasoneri;

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon:

▪️Ruani distancën nga njëri tjetri;

▪️Mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca;

▪️Ruani higjienën personale;

▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë;

??‍♀️Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.

#MSHMS

#COVID19

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/2836505376460521

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH