Arte

Ismail Kadare merr titullin “Qytetar Nderi” i Fierit

Shkruar nga Liberale
Ismail Kadare merr titullin “Qytetar Nderi” i Fierit

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është vlerësuar sot me titullin qytetar nderi i Fierit. Çmimi iu dorëzua nga kryetari bashkisë Armando Subashi. Kadare u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit:

“Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve.

Kujtojmë që ky vit (2021) është shpallur “Viti Kadare”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH