Aktualitet

Ismail Kadare/ Çili: Letërsia e tij cilësore dhe kundër regjimit

Shkruar nga Liberale
Ismail Kadare/ Çili: Letërsia e tij cilësore dhe kundër

Publicisti Henri Cili i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” duke folur për figurën e Ismail Kadaresë në 84-vjetorin e tij të lindjes deklaroi se ai është ndërgjegjja jonë kombëtare.

Cili u shpreh se letërsia e Kadaresë mund të mos jetë disidente, por dihet se është një letërsi e mirë dhe kundër regjimit hoxhist.

“Në lidhje me atë që Kadare ka bërë në diktaturë, Ylljeti tha se ai u bë ndërgjegje kombëtare. Unë nuk gjej as edhe një lidhje të mundshme të Kadaresë në diktaturë. Është publikuar një bisedë i Kadri Hazbiut dhe përmendet emri i Kadaresë. Për mua, Kadare ka kryer një funksion që e ka lartësuar dhe e ka vënë figurën e Kadaresë edhe të drejtë me shoqërinë shqiptare. Vetë Vera Bekteshi, një e internuar politike flet për të, tregon figurën e shkrimtarit të madh. Është letërsi cilësore, është kundër regjimit. Me atë famë që kishte, nuk i interesonte Enver Hoxhës që të dilte një disident kaq madhor”, deklaroi Cili.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH