Globi

ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë

Shkruar nga Liberale
ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) ka marrë përsipër sulmin e armatosur mbrëmjen e shkuar në Vjenë të Austrisë, ku katër persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Deklarata e ISIS thotë se të shtënat vdekjeprurëse pranë një sinagogë dhe shtëpisë së operës u bënë nga një “ushtar i kalifatit” .

Sulmuesi ishte “ushtar i kalifatit” dhe luftëtar “Abu Dujanah al-Albani” (nga Shqipëria) dhe vrau dhe plagosi 30 “kryqtarë”, thuhej në deklaratë. Autori 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

Ekspertët vënë në dyshim vërtetësinë e pretendimit të përgjegjësisë. “Si zakonisht, propaganduesit e ISIS kanë publikuar videon e prodhuar nga sulmuesi si e ardhur nga Agjencia e Lajmeve Amaq”, shkruan analisti kryesor amerikan i terrorizmit Michael S. Smith II në Twitter.

Sulmuesi në Vjenë vjen nga pakica myslimane shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kujtim Fezullai, 20 vjeç, ka lindur pranë kryeqytetit austriak.

Autoritetet austriake kanë kërkuar informacion nga kolegët e tyre të Maqedonisë së Veriut. Autori i krimit ishte një mbështetës i lëvizjes terroriste Shteti Islamik (IS), ashtu si disa qindra myslimanë të tjerë nga Ballkani që u bashkuan me ISIS rreth 2014.

Përveç kësaj, dy të rinj zviceranë të moshës 18 dhe 24 u arrestuan të martën në Winterthur, afër Cyrihut, në Zvicrën veriore, në lidhje me sulmin në Vjenë, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH