Life Style

Ishte në arrest shtëpiak, Fjolla Morina ‘arratiset’

               Publikuar në : 19:02 - 20/01/21 liberale

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina mësohet se është larguar nga banesa në qytetin e Kukësit ku po kryente masën e sigurisë arrest shtëpie të dhënë nga Gjykata shtatorin e vitit të kaluar.

Mësohet se ajo është arratisur nga banesa sot pasdite dhe nuk ka njoftuar kënd për largimin e saj.

Forca të policisë të Kukësit kanë shkuar në banesë, por nuk e kanë gjetur këngëtaren brenda.

Fjolla Morina u arrestua disa muaj më parë në pikën kufitare të Morinit pasi në çantën e saj u kap një armë që e mbante pa leje.

Por procesi ndaj saj është shtyrë disa herë pasi ka pasur mosmarrëveshje mes prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me akuzën për posedim pa leje i armëve apo trafik ndërkombëtar të armëve.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back