Aktualitet

Ishte marrë peng nga bashkëmoshatarët, policia shpëton të riun, arreston autorët

Shkruar nga Liberale
Ishte marrë peng nga bashkëmoshatarët, policia shpëton

Ka përfunduar pengmarrja e adoleshentit në Elbasan, i cili u fut me zor në makinë nga bashkëmoshatarët.

Policia reagoi mbrëmjen e djeshme për ngjarjen, duke sqaruar se kishte marrë një telefonatë për rrëmbim personi, por ende nuk e kishte konfirmuar rrëmbimin dhe po punonte për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet, se ditën e sotme janë arrestuar autorët dhe është liruar adoleshenti.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20 pranë stadiumit në Elbasan, dy grupe adoleshentësh u përfshin në sherr dhe përleshje masive, duke marrë peng edhe njërin prej tyre.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i autorëve apo viktimës, apo shkaku i sherrit mes të rinjve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH