Aktualitet

Ishte e shtruar në QSUT, gruaja infekton 3 persona në Patos

Shkruar nga Liberale
Ishte e shtruar në QSUT, gruaja infekton 3 persona në Patos

Raste të reja të infektuarëve me koronavirus, po dalin edhe në qytetet që kanë rezultuar zona të gjelbra dhe nuk kanë pasur asnjë rast gjatë karantinimit. Covid-19 ka shkuar në Podgradec, ku rezultojnë tre persona të infektuar, si dhe në Përmet, ku është regjistruar një 60 vjecar i prekur.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për 3 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Patos. Sipas Abc News, rastet e reja pozitive janë kontaktet të një gruaja nga Margëlliçi, e cila kishte qenë e shtruar në QSUT. Njëri prej rasteve të konfirmuar si pozitiv është fëmijë.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus në Patos ka shkuar në 5, ndërsa 9 reaste numërohen në Fier dhe 2 në Roskovec.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH