Aktualitet

ISHSH gjoba për 6 biznese: Respektoni masat ndaj COVID-19

Shkruar nga Liberale
ISHSH gjoba për 6 biznese: Respektoni masat ndaj COVID-19

Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë me anë të një deklarate për mediat informon se ka gjobitur 6 biznese, për shkak se nuk kanë respektuar protokollin e sigurisë ndaj koronavirusit.

ISHSH iu bën apel qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë masat e vëna ndaj Covid-19.

Njoftimi i ISHSH:

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimin në terren, ku vetëm në 24 orët e fundit janë realizuar 1820 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Janë marrë 6 masa administrative me gjobë në markete, bar kafe, furra buke, klinika dentare, parukeri etj, në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga inspektimi në terren janë marrë 2 masa administrative në qarkun e Tiranës, 3 masa administrative në qarkun Durrës dhe 1 masë administrative në Fier.

Gjatë kësaj periudhe prej Marsit, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjenës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH