Aktualitet

ISHP: Mbi 3600 të vdekur gjatë një viti nga sëmundjet tumorale

Shkruar nga Liberale
ISHP: Mbi 3600 të vdekur gjatë një viti nga sëmundjet

Sëmundjet tumorale janë shtuar ndjeshëm në 10 vitet e fundit. Madje edhe ne moshat e reja. Nga mbi 6100 raste që diagnostikohen në një vit mbi 550 prej tyre janë të moshave 20-39 vjeç.

Sipas studimit të ISHP në rastet e reja që diagnostikohen gjatë një vitit, vërehet se tumoret me numër më të shpeshtë të rasteve në vendin tonë, janë tumori i mushkërive, tumori i gjirit dhe tumoret e lëkurës.

Këto zënë mbi 25% te të gjithë tumoreve te reja te raportuara nga sistemi shëndetësor. Ndërkohë që rreth 70% të rasteve të reja e zë grupmosha 40-80 vjeç.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, tumore të tjera të shpeshta në Shqipëri janë ato të zorrës se trashë, të stomakut, të vezikës urinare, të mitrës, të sistemit nervor qendror, të gjakut dhe, të ezofagut.

Në 10 vitet e fundit në vendin tonë, jo vetëm që ka një shtim të rasteve të reja, por edhe një rritje të vdekshmërisë nga sëmundjet tumorale. Gjatë një viti regjistrohen mesatarisht 3641 vdekje ose 129 vdekje për 100 mijë banorë.

Vdekshmëria më e lartë në vendin tonë shkaktohen nga kanceri i mushkërisë, kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës.

Kanceri i mushkërisë dhe kanceri i gjirit janë dy vrasësit kryesor, pasi përbëjnë mbi 45% të vdekjeve nga ky grup sëmundjesh. Ekspertët kanë ngritur shqetësimin së në vitet në vijim mund të ketë një rritje të vdekshmërisë për arsye se gjatë pandemisë janë kryer më pak depsitime dhe kontrolle për parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH