Aktualitet

Ishin në një ceremoni mortore, infektohen edhe 4 persona në Delvinë

               Publikuar në : 21:48 - 25/06/20 liberale

Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë pas analizave të 16 tamponëve të marra ditën e sotme.

Mësohet se të infektuarit janë 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre, të cilët janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me Covid-19.

Personat kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur, shkruan Report.

Këto shifra pritet të dalin ditën e nesërme me anë të njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot Ministria publikoi 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i bashkisë në këtë qytet, duke e çuar në 11 numrin e të prekurve me koronavirus.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back