Showbiz

Ishin miq, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinaj

Shkruar nga Liberale

Brilant Martinaj ishte një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

23-vjeçari ishte kushëriri i Ervis Martinajt dhe mik i ngushtë me reperin e njohur me emrin artistik, Stresi.

Reperi ka reaguar i pikëlluar për vdekjen e Martinajt. Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit, sipas Abc.  Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH