Globi

Ishin duke kryer funeralin e tij, 14-vjeçari "i vdekur" thërret nënën në telefon dhe shfaqet i lumtur

Shkruar nga Liberale
Ishin duke kryer funeralin e tij, 14-vjeçari "i vdekur"

Një grua nga Hondurasi ndërmori hapin më të vështirë që një nënë mund të bëjë: ajo duhej të vajtonte djalin e saj në arkivol, i cili dyshohej se ishte vrarë brutalisht.

Tmerri filloi më 15 tetor: trupi i një adoleshenti u gjend në La Entrada, e vendosur në perëndim të vendit pranë kufirit me Guatemalën. Trupi kishte plagë të shumta me armë zjarri në kokë dhe qafë dhe fytyra ishte shpërfytyruar keq.

Edhe pse tiparet nuk dukeshin, familjarët e identifikojnë trupin si Osman Adonay Urbina. Një plagë djegieje në krahun e viktimës i bën ata të besojë se trupi i përkiste14-vjeçarit. Më pas policia e ka regjistruar rastin dhe trupin e ka marrë familja për ta varrosur.

Ndërsa familja vajtonte mbi arkivolin e djalit, befas del se ai është gjallë. Bie telefoni i nënës e në anën tjetër del Osmani.

Nëna e tij tha për mediat lokale: "Ne u befasuam sepse miqtë thanë: "Është Osmani". Mendova se ishte një shaka.”

Djali shfaqet i lumtur në një video-telefonatë, teksa të gjithë mbeten të shtangur. Në fakt, Osmani nuk kishte vdekur, por ndodhet në kufirin mes Guatemalës dhe Meksikës. Disa javë më parë ai ishte nisur për në SHBA. Sipas raportimeve, ai në telefonatë ka siguruar familjen e tij: “Jam këtu në kufi. Unë jam gjallë, nuk kam vdekur.”

Por kush është adoleshenti në arkivol? Pasi familja thirri policinë, ata zbuluan se i vdekuri nuk ishte Osman, por një tjetër adoleshent i zhdukur - 15-vjeçari Jimmy Sarmiento.

Nëna e Osmanit, Vilma Fuentes tha: “Ne pastruam dhe vajtuam trupin, por nuk ishte ai. Ne ishim të hutuar dhe po ashtu edhe policia.”/Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH