Aktualitet

Ishin duke e montuar, ashensori zë poshtë dy punëtorët në Krujë

Shkruar nga Liberale
Ishin duke e montuar, ashensori zë poshtë dy punëtorët

Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës. Sipas burimeve, dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.

Të plagosurit janë dy specialiste, njëri me shtetësi turke dhe një shqiptar. Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.06.2023, në lagjen “Zim Zeneli”, në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51-vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50-vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH